Henry i jep zemër Chelseas

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, thotë se Chelsea mund ta fitojë tripletën sivjet.

“Blutë” sot fituan Capital One Cup duke mposhtur Tottenhamin në finale me rezultat 2 me 0. Ata po ashtu janë liderë në Premier Ligë dhe janë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve

“Mendoj se ata mund ta fitojnë tripletën. Kanë kualitetet e nevojshme për këtë. Koha do ta thotë, por mendoj se ndeshja me PSG-në do të jetë shumë e vështirë për ta”, ka thënë Henry.

Henry kohëve të fundit po spekulohet se është duke u konsideruar si zëvendësuesi ideal i Arsene Wengerit në postin e trajnerit te Arsenali.