Hendbollisti i Besës vazhdon karrierën në Gjermani

Besa Famgas në hendboll dje ka prezantuar portierin nga Mali i Zi, Danilo Mihaljeviq .

Por skuadra pejane sot ka njoftuar se portieri i tyre i deri tanishëm, Harris Berisha nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre, raporton Gazeta Olle.

“Harris Berisha ka vendosur per te vazhduar karieren ne Gjermani, me gjithe insistimin e klubit qe Harrisi te qendroj se paku deri ne vitin 2021 ne klubin tone. Klubi KH Besa Famgas i ka deshiru shume sukses ne karrier Harris Berisha dhe shpresojm qe rruget do te na bashkojne ne te ardhmen”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KH Besa.

Fotografia e KH Besa Famgas