Hendbolli gjakovar feston 60 vjetorin e klubit të Vëllaznimit

Në vazhdën e rikthimit të traditës dhe renomesë së hendbollit në Gjakovë, klubi hendbollistik Vëllaznimi ka vendosur për festojë në mënyrën më të mirë të mundshme 60-vjetorin e themelimit të klubit.

Në këtë mënyrë, do të bëhet hapja e ekspozitës dhe falënderimi i të gjithë atyre që kanë kontribuar për klubin që nga viti 1955, do të mbahet Turneu Ndërkombëtar i Hendbollit për nderë të dëshmorit të kombit dhe ish-lojtarit kuqezi Bashkim Idrizi dhe do të bëhet formimi i Akademisë së Hendbollit, ku pritet të përfshihen mbi 200 djem dhe vajza.

Këto organizime do të bëhen më 19, 20 dhe 21 shkurt të vitit 2016. /Olle

loading...