Hekuran Kryeziu bëhet me skuadër të re

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka ndërruar klub.

Ai tash është pjesë e Zurichut me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2021.

Që nga viti 2004, kosovari ishte pjesë e Lucernit ku kishte debutuar në sezonin 2010/11 në Superligën e Zvicrës.

Mesfushori ishte larguar sivjet nga Lucerni pasi i kishte skaduar kontrata.