Hedhet shorti për Kupën e Kosovës në basketboll në të dy konkurrencat 15/11/2016 Basketboll, Liga e Femrave, Superliga Në zyret e FBK-së dje është tërhequr shorti i xhiros së parë të Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave dhe meshkujve. Ndeshjet janë paracaktuar të luhen brenda datave 16 dhe 17 nëntor, ndërsa terminet e sakta përcaktohen nga ekipet nikoqire. Skuadrat e Superligës, kyçen më vonë në short. Duelet e dala nga shorti janë: MESHKUJT: Prishtina e Re – Newborn Prishtina Vushtrria – United Basketball Megasports – Fushë Kosova Drita – Istogu Lipjani – Llapi Vitia – Kaçaniku Kalaja – Borea FEMRAT: GRUPI A: Penti Prishtina – Vushtrria Drita – Trepça GRUPI B: Penza – Vëllaznimi Bashkimi – Sfera Kastrioti (kalon në xhiron e dytë me short)