Hazard përfundon në ‘radarin’ e Manchester Cityt

Skuadra multimiliardere e Premierligës, Manchester City, kërkon të rivalizojë Real Madridin për të nënshkruar me anësorin e Chelseat, Eden Hazard.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, të cilat raportojnë se Pep Guardiola e dëshiron një blerje të bujshme për repartin e sulmit, për të cilën pritet të shpenzojë rreth 100 milionë sterlina, rreth 130 milionë euro.

Image result for eden hazard

Chelsea vazhdimisht ka deklaruar se mesfushori belg nuk do të largohet nga skuadra, megjithatë si duket muilionat e Nasser Al Khelaifit, mund ta bindin Conten të heqë dorë nga lojtari i tij më i mirë.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga ‘Blutë’ e Londrës, ndërsa lojtari kohë më parë ka shprehur dëshirën që të luajë të skuadra e trajnerit Zinedine Zidane, Real Madrid. /Gazeta Olle/

Image result for eden hazard zidane