Haxhimusa injoron keq Gjilanin: Ja çfarë do të bëjë nëse shënoj në derbi

9 derbi i ka zhvilluar nën petkun e Gjilanit, ndërkohë atë të dhjeten do ta luajë me fanelën e Dritës.

Derbi numër 27-të kampional ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të jetë shumë emocionues për sulmuesin nga Ferizaji, i cili e di mjaft mirë rëndësinë e ndeshjeve derbi, shkruan Gazetasheshi.com.

“Është një ndeshje e veçantë për mua. E kam përjetuar edhe në të kaluarën dhe është kënaqësi të luash në një derbi të tillë. E di që tifozët e Gjilanit nuk do të më presin mirë, por unë jam futbollist profesionist dhe duhet të bëjë më të mirën e mundshme në fushën e lojës”.

“Do të bëjë maksimumin për të realizuar gol, pasi që të shënosh është ndjesia më e mirë për një futbollistë dhe normalisht se do ta festojë atë”, ka deklaruar Betim Haxhimusa para ndeshjes derbi të së dieles.

Autori i katër golave në derbi, por me fanelën e Gjilanit ka lënë prapa një lëndim që e ka mbajtur jashtë fushave të blerta për më shumë se dy javë dhe është i gatshëm për ndeshjen derbi të së dieles.

Gjilani dhe Drita të dielen zhvillojnë derbin numër 27-të kampional pas luftës, ballafaqim ky që fillon nga ora 15:30.