Haxhi Krasniqi organizon meç në stadiumin e Ipko Superligës?

Haxhi Krasniqi shumë shpejtë do ta zhvillojë një meç të tij në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këtë lajm e ka konfirmuar Art Motion që bëri transmetimin e meçit në mes, Robin Krasniqit dhe Stefan Haertel.

Krasniqi po lufton për titullin evropian në boks në kategorinë super të mesme në federatën EBU.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pas renovimit ka marrë përmasa të nivelit ndërkombëtarë dhe padyshim do të ishte i mirëseardhur një meç i Krasniqit në kryeqytet.

Koha nuk dihet ende por thuhet që këtë vit mund të ndodh kjo ngjarje.