Haxhi Krasniqi me fjalë emocionuese në rrjetet sociale

Haxhi “Robin” Krasniqi ka fituar meçin ndaj polakut Bartlomiej Grafka.

Me këtë fitore, Krasniqi ka bërë një hap të vlefshëm për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote në peshat super të mesme.

Ai përmes rrjeteve sociale thotë se është rikthyer duke ia dedikuar këtë fitore të gjithë tifozëve.

“Ja ku jam sërish! Fitorja e bindshme e ditës së djeshme ishte për mua dhe tifozët e mij shumë e rëndësishme, prandaj po kthehem i lumtur në shtëpi. Më shumë se 5 muaj punë i kam pas vetës tani dhe kjo nuk do ishte e mundur pa ekipin tim të mrekullueshëm. I falënderoj të gjithë nga zemra. Një falendërim special e kam për DigitAlb dhe SuperSport”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se mbrëmë krahas Robinit, fituan edhe dy boksierë shqiptarë: Elvis Hetemaj dhe Jurgen Uldedaj.

Fotografia e Robin Krasniqi