Haxhaj: Vllaznia është emër i madh i futbollit shqiptar

Mbrojtësi Adnan Haxhaj ka nënshkruar me Vllazninë e Shkodrës.

Haxhaj më parë ka qenë pjesë e Prishtinës, ekip me të cilin ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin e Kosovës. Ai u prezantua sot para mediave në Shqipëri.

“Jam i lumtur për zgjedhjen e bërë. Natyrisht, të vish te Vllaznia është kënaqësi për çdo futbollist, sepse është një emër i madh i futbollit shqiptar. Kam luajtur për gjashtë vite me radhë tek Prishtina dhe e kisha të vështirë të ndahesha prej saj, por më bindi oferta e skuadrës shkodrane dhe ambiciet e saj për të ndërtuar një ekip konkurrues. Premtoj të bëj më të mirën për të, që ajo të arrij objektivat që ka”, ka deklaruar Adnan Haxhaj.