Hasi: Humbja në derbi, faji im

Besnik Hasi e ka marrë përgjegjësinë pas humbjes së Anderlechtit në klasiken e futbollit belg kundër Standardit, 3:1.

“Luajtëm një ndeshje të keqe, nuk luajtëm mirë. Por, jam unë ai që ka bërë gabimin më të madh. Unë nuk zgjodha taktikën e mirë, është faji im. Zgjedhjet e mia nuk ishin të mira për këtë ndeshje”, tha Besnik Hasi.

“E dinim se ata do të luanin 4-4-2 dhe dëshironin të përdornin shpejtësinë e Acheampong për të lëvizur në aksin qendror. Vanden Borre ishte në të djathtën, por të luajtur midis linjave. Por, kjo nuk funksionoi, është faji im. Patëm frikë, nuk i fituam duelet”, – citohet Hasi nga Dhnet.be.