Hasi e merr edhe një serb te Anderlechti

Një tjetër serb i është bashkuar skuadër belge të trajnerit Besnik Hasi.

Anderlecht e ka prezantuar sot mbrojtësin e majtë serb, Ivan Obradoviq.

“Është nder i madh t’i bashkohesh klubit më të madh në vend”, ka thënë Obradoviq në prezantim.

Hasi ndërkohë ka thënë se Obradoviq do ta forcojë skuadrën e tij dhe jo rastësisht është pjesë e Kombëtares Serbe në futboll.

Te Anderlechti luan edhe serbi tjetër Aleksandar Mitrovic.