Hasi e do sërish

Ekipi i Besnik Hasit, Anderlecht do të sfidohet nga Sporting Charleroi. Sipas trajnerit shqiptar synimi është ta nisin me fitore edhe pse sezoni i rregullt u mbyll me humbje.

“Tani është momenti që futbollistët e mi të shohin përpara dhe të kuptojnë se duhet të luajnë mirë në ‘play-off’ për t’u shpallur kampionë. Grupi duket i përqendruar. Nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin, pasi gjithmonë ka dhënë maksimumin duke patur paraqitje të mira. Duhet të japim maksimumin për ta mundur” – tha ish-kapiteni i Kombëtares. Nën drejtimin e Besnik Hasit Anderlecht fitoi sezonin e kaluar titullin dhe u përfaqësua në Champions League.

Hasi kështu u bë i pari trajner shqiptar në fazën e grupeve të turneut më të rëndësishëm për ekipe në Evropë. (sportal.al)