Harroni sfidën dramatike Kukësi-Tirana, javën e ardhshme luhet derbi i vitit në Shqipëri

Tirana ka fituar derbin e kësaj xhiroje në elitën e futbollit shqiptar ndaj Kukësit.

Në ‘Air Albania’ në pranin e mbi 7 mijë shikuesve, ‘Fanatics’ fitoi me rezultatin 2:1, duke bërë një përmbysje të çmendur të rezultatit, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Vangjeli që shënoi në portën e tij, duke i dhënë epërsinë Kukësit, ndërsa rikthimi erdhi në minutat 86’ dhe 88’, kur Tirana shënoi dy gola të shpejt.

Por, në xhiron pasuese, Tiranën e pret një tjetër sfidë e madhe para vetes.

Kësaj radhe, Tirana pritet të luajë derbin e madh lokal ndaj Partizanit, kampionit aktual të Shqipërisë.

Ky derbi, që së fundi tuboi 18 mijë shikues, pritet të zhvillohet të premten e ardhshme, bëhet e ditur në orarin e publikuar nga FSHF.

Tirana, në sfidën e fundit kishte mposhtur pas 6 vitesh Partizanin në ‘Air Albania’.

Gjithsesi, sfida e dy skuadrave nga Tirana pritet edhe kësaj radhe të sjellë rivalitetin e madh si brenda fushës ashtu edhe në tribuna me dy tifozërit.

Me fitoren e sotme, Tirana merr kreun e tabelës me 44 pikë, dy më pak se rivali i sotëm, Kukësi./Gazeta Olle