Harroni mesjavën, fundjava vjen me super-sfida

Të shtunën, të dielën dhe të hënën zhvillohen ndeshjet e javës së 15 në elitën e futbollit kosovar.

Derbi rajonal që merr vëmendjen e javës është ai mes Llapit dhe Prishtinës.

Sfida tjetër shumë interesante është ajo mes Feronikelit dhe Dritës.

Të dielën në fushë do të zbresin dy pretendentë tjerë për titull, Ballkani që luan në udhëtim te Trepça ’89 dhe Gjilani që para tifozëve të vet pret Drenicën.

Ndërkohë ditën e hënë janë në program ndeshjet Vushtrria – Ferizaj dhe Dukagjini – Flamurtari.

Orari i javës së 15-të në Superligë

E shtunë – 9 Nëntor

13:00 Llapi Prishtina

13:00 Feronikeli Drita

E diel – 10 nëntor

13:00 Trepca 89 Ballkani

13:00 Gjilani Drenica

E hënë – 11 nëntor

13:00 Vushtrria Ferizaj

13:00 Dukagjini Flamurtari