Harmon del në stërvitjen e parë te Feronikeli!

Feronikeli ka vazhduar me përgatitje para duelit të kësaj fundjave.

E në stërvitjen e sotme është parë edhe futbollisti nga Liberia, Van Dave Harmon, shkruan Gazeta Olle.

Një foto të tij e ka publikuar edhe skuadra e Feronikelit në rrjetet sociale.

Harmon, ishte bërë zyrtare nga Feronikeli këtë afat kalimtar të janarit, por ka ardhur vetëm dje në Kosovë, pasi ka pasur probleme me dokumentacione.

Sulmuesi, ishte pjesë e Drenicës edicionin e kaluar ku shkëlqeu me gjashtë gola.

Kurse, ardhjen e tij në Kosovë, dje e kishte konfirmuar për gazetën edhe zëdhësni për media i Feronikelit, Erlind Krasniqi./Gazeta Olle

Van Dave Harmon