Hapen dyert e stadiumit “Fadil Vokrri”, lexo me kujdes rregullat dhe gjërat e ndaluara për sot

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore Kosova – Gjibraltari, që zhvillohet sonte në ora 18:00, do të hapen në ora 16:00.

Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë, thuhet në njoftim.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:
1. Dyert e stadiumit hapen ne ora 16:00.
2. Luten qytetaret që të vijnë me kohë ne stadium, duke filluar nga ora 16:00 për të shmangur tollovinë.
3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë bilete luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për femijët.
5. Gjerat qe nuk lejohen ne stadium do te konfiskohen ne hyrje. Gjerat e palejuara perfshijne:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i cfaredo lloji (pervec ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, cipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (canta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Cdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
6. Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia
7. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.