Handanoviç mbetet te Interi

Përkundër dyshimeve dhe spekulimeve të mëdha, portieri i Interit, Samir Handanoviç, do të mbetet te skuadra e Interit.

Portieri slloven është pajtuar për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2019, me pagë vjetore prej 2.7 milionë euro në sezon.

Në këtë mënyrë, Roma del e humbur, pasi që për një kohë të gjatë ka shprehur interesim për 29-vjeçarin slloven. /Gazeta Olle