Hamiltoni po kënaqet (FOTO)

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, është një person i apasionuar pas botës së modës dhe spektaklit.

Britaniku nuk humbet asnjë rast për të pushtuar skenën e eventeve prestigjoze të modës.

Kështu ai ka bërë një “pit-stop” (siç quhet ndalimi në Formula 1) në Paris për Javën e Modës ku është shoqëruar nga familja Kardashian, duke shijuar momentet e pushimit përpara startit të sezonit.

Një selfie dhe disa foto ku Hamilton shfaqet i veshur me shije; pastaj kulla Eiffel në sfond dhe një foto rasti me Jared Leto, Kanye West, Olivier Rousteing.

Kështu, Lewis duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me Nicole Sherzinger për të vazhduar jetën edhe më tej i lumtur.

 

HAMILITON 1

HAMILITON 3