Hamburgu ia ‘tregon derën’ Behramit

Valon Behrami do të largohet nga Hamburgu, pas një sezoni aspak të mirë me këtë skuadër në Bundesligë.

Sipas asaj që shkruan gazeta gjermane “Bild”, klubi i Hamburgut ka nevojë të madhe për t’i mbushur arkat, andaj në afatin kalimtar të verës pritet të bëhen disa largime.

I pari që duhet t’i bëjë gati valixhet është pikërisht kosovari Behrami, i cili lëre që tregoi formë të dobët me Hamburgun, por ishte protagonist edhe i disa skenave jo të pëlqyeshme, ku në një rast u përlesh me bashkëlojtarin Yohan Djorou, ndërsa paraprakisht ishte përjashtuar edhe nga stërvitjet.

Hamburgu është në pritje të ofertave, derisa në dyert e klubit mund të trokasin dy skuadra nga Serie A.

Sipas mediave italiane, Napoli dhe Fiorentina janë të interesuara për reprezentuesin zviceran, dhe ofertat pritet të dërgohen së shpejti. /Olle