Hallakamë në federatën e madhe, jepë dorëheqje komplet Bordi (FOTO)

Ka kohë që gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet në volejbollin e Kosovës. 

Përveç Abedin Ibrahimit, kryetar dhe Isuf Bytyçit, anëtar, japin dorëheqje të gjithë nga Bordi i FVK-së. FVK shumë afër zgjedhjeve të reja dhe pothuajse edhe të papritura.

Dukej se gjërat ishin stabilizuar, por kështu nuk ndodhi.

Brenda FVK-së nuk duan ta komentojnë letrën që u dorëzua, ku japin dorëheqje: Blerim Gërguri, nënkryetar i Bordit të FVK-së, Feime Shala, nënkryetare, Abedin Mehani anëtar, Kristina Lazri anëtare, Alban Brajshori anëtar e Milot Podvorica anëtar.

Sipas burimeve brenda FVK-së, gjithçka do të analizohet se si ka ardhur kjo situatë dhe mund të ndodh që nesër dikush të flas për këtë punë. Volejbolli po kalon ditët më të vështira.

bordiiii