Halil Kastrati mbërrinë në hotelin e Kosovës dhe qëndron me futbollistët, ai shoqërohet nga kryetari i klubit të Superligës

Është dita e ndeshjes! Na ndajnë vetëm disa orë nga përballja që e presim prej muajsh.

Sonte Kosova e zhvillon ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Sfida fillon prej orës 20:45 me “Dardanët” që do të luajnë vetëm për tri pikë, të cilat janë shpresa e vetme drejt Evropianit.

Humanisti i njohur Halil Kastrati sapo ka arritur në hotelin, ku qëndron Kombëtarja e Kosovës, raporton Gazeta Olle nga Plzeni.

Kastrati ishte i shoqëruar nga kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi.

Humanisti i njohur ka takuar disa prej futbollistëve të Kosovës.

Ai ka raporte fantastike me lojtarët.

Ndeshja fillon prej orës 20:45, ndërsa “Olle” do të raportojë vazhdimisht gjatë ditës nga Plzeni për të rejat e fundit. /Gazeta Olle/