Hakmarrja e Gjilanit ndaj Dritës: Florim Zuka – Tali hap thesin, gati marrëveshja me dy lojtarët që u shpallën kampion

Drita sot e ka zyrtarizuar kalimin e Betim Haxhimusës nga Gjilani, duke arritur marrëveshje me lojtarin për dy vitet e ardhshme.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Skifterave dhe kryesisë klubit, pasi që kishin një marrëveshje për të mos i marr lojtarë njëra-tjetrës.

Por Gjilani nuk po qëndron duarkryq. Pasi ka larguar shumicën e lojtarëve që nuk vlenin më për ta, ka filluar të mendojë për të rindërtuar.

auto_Betimi1528295103

GazetaOlle.com mëson se dy lojtarë që ishin te Drita dhe nuk kanë rinovuar janë në bisedime me Gjilanin dhe mund të ketë marrëveshje.

Kastriot Rexha dhe Haxhi Neziraj janë emrat më të cilët Gjilani është në bisedime.

kastriot rexha

I pari i klubit Florik Zuka –Tali, pritet tua plotësojë kushtet lojtarëve dhe të futet fuqishëm në aftin kalimtar veror për të ofruar edhe futbollistë të tjerë me nam.

Image may contain: 2 people, including Fisnik Kërçeli, people smiling, people sitting and indoor

Kastriot Rexha e ka pranuar që është e vështirë të arrihet marrëveshje me Dritën për rinovim, pasi oferta e klubit bardhëekaltër është me e ulët se sa e klubeve të tjera. /Gazeta Olle/