Hajvalia u bë me zyre, lojtarët me paga

Hajvalia është bërë me zyre të re, e cila selinë e saj do ta ketë pikërisht në Hajvali.

Mirëpo, risia e vetme te klubi kryeqytetas nuk është vetëm kjo.

Ata u kanë dhënë pagën e pestë për këtë vit lojtarëve, si dhe një 30 për qindësh të dënimit të lojtarëve, dënim ky që më pas ishte hequr.

Në foton e siguruar nga Olle, shihet se si lojtarët dalin me para nga zyrja e re.

Ata po ashtu sot vazhduan kontratën me mbrojtësin Arbër Prekazi.