Hajvalia ‘rrëmben’ një super-portier (FOTO)

Ani pse në kushte shumë të rënda, futbolli i Kosovës vazhdon që të nxjerrë shumë talentë.

Një lojtar që pritet të bujë shumë shpejt, është edhe portieri i ri Rinor Azemi.

‘Gardiani’ i ri është zhvilluar si lojtar në ‘fabrikën’ e prodhimit të talentëve, Shkollën e Futbollit ‘Kurda’, ndërkohë që tash e disa ditë ka rënë në ‘radarin’ e trajnerit të Hajvalisë, Ismet Munishi.

Azemi tashmë i ka mbushur 15-pranvera derisa në një prononcim për Gazetën ‘Olle’, shpalos ëndrrat e tij. “Tash e dhjetë vite ushtroj te Kurda. Synoj që të bëhem portier shumë i mirë. Me punë mendoj se arrihet çdo gjë”, ka thënë Rinor Azemi.

“Kam filluar me Hajvalinë dhe jam i kënaqur që i jam bashkuar këtij ekipi, dhe trajnerit Ismet Munishi”, shtoi Azemi. Ai për fund zbuloi se e pëlqyen në maksimum lojën e portierit brazilian Dida.

Për cilësitë e tij foli edhe trajneri Mehmet Kurda. “Është një portier shumë i mirë. Me lejen time ka shkuar për të stërvitur në Hajvali, dy herë në javë. Edhe me tutje do të luaj për neve, është lojtar i Kurdës dhe ka kontratë”, tha Mehmet Kurda.

a azemiii RINOR