Hajvalia niset për Durrës

Mëngjesin e sotëm, skuadra e Hajvalisë ka marrë rrugë për në Durrës të Shqipërisë.

Ekipi i trajnerit Ismet Munishi, i cili në këtë edicion e synon titullin e kampionit, do të qëndrojë për 14 ditë në qytetin bregdetar. Hajvalia tashmë ka aranzhuar edhe dy ndeshje miqësore teksa do të luajë me gjigantin Skënderbeu nga Korça si dhe Bylisin e Ballshit.

Trajneri Ismet Munishi thotë se skuadra e tij është e kompletuar. “Nëse edhe Lionel Messi do të vinte në ekip, tashmë nuk do të zinte vend”, ka thënë Ismet Munishi për ‘Supersport Kosova’.

Hajvalia në këtë dimër është përforcuar me tre futbollistë tejet premtues nga Brazili të sjellë nga Kosovë nga menaxheri Afrim Bytyqi në bashkëpunim me menaxherin nga Brazili, Raddi Sarfarez.

Në ekipin nga paralagjia e Prishtinës ka zbarkuar edhe portieri Armend Blakqori. /Olle