Hajvalia në qiellin e shtatë, sot festohet në Kizhnicë (FOTO)

Klubi i futbollit Hajvalia (femrat) sot do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, transmeton Gazetaolle.com.

Hajvalia në Kizhnicë do të përballet me Intelektualet nga Gjilani derisa në këtë takim do të dorëzohet edhe Kupa për këtë edicion e që i takon Hajvalisë.

Ky takim nis në ora 17:00.

Hajvalia sikurse në edicionin e kaluar, edhe në këtë vit do të marrë pjesë në garat preliminare të Ligës së Kampionëve. /Gazetaolle.com

Image may contain: 16 people, people smiling, people standing, grass, outdoor and nature No automatic alt text available.