Hajvalia në Itali

Skuadra e Hajvalisë tashmë tradicionalisht shfrytëzon pushimin veror për të zhvilluar ndeshje të karakterit ndërkombëtar.

Kësaj radhe Hajvalia do të marrë pjesë në turneun ATRI CUP që do të zhvillohet në Itali nga data 24 Qershor deri më 3 Korrik.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe shumë skuadra tjera nga shtete të ndryshme të Evropës.

E gjitha kjo do të bëhet për të rritur eksperiencën e futbollistëve për ndeshje ndërkombëtare dhe do të shërbej si përgatitje për sezonin 2016/2017.