Hajvalia mes tri ekipeve me efikasitetin më të dobët në Evropë

Stinorin e kaluar Hajvalia kërkonte titullin me shpresën që në këtë edicion që po zhvillohet të dilte në garat evropiane. Nuk e arriti këtë.

Por ajo është përfshirë në një statistikë me të gjitha skuadrat evropiane këtë sezon dhe situata nuk është ajo që e dëshironte.

Ekipi po ka problem me shënimin e golave, dhe për këtë trajneri Emin Bajrami pati paralajmëruar rikthimin e tij në fushë në moshën 43-vjeçare, për ta nxjerrë Hajvalinë nga kjo krizë, shkruan sot Koha Ditore.

Në situatën në të cilën gjendet, Hajvalia është njëra prej tri skuadrave me efikasitetin më të dobët në Evropë. Pas 14 xhirove të zhvilluara në Vala Superligën e Kosovës ka tubuar shtatë pikë, me një fitore e katër barazime, ka edhe nëntë humbje.

Ata kanë shënuar vetëm katër gola këtë kampionat.