Hajvalia merr Qosën si trajner të portierëve

Hajvalia ka bërë një hap të madh drejt konsolidimit të ekipit për garat futbollistike. Nga e marta ka emëruar në postin e trajnerit të portierëve Labinot Qosën.

Ky i fundit njihet nga të gjithë për karrierën e bujshme si futbollist sidomos te Prishtina.

Qosa i është bashkuar klubit menjëherë. Hajvalia po e shfrytëzon pushimin dy javorë duke bërë stërvitje dy herë në ditë.

Deri me 17 tetor do të jetë e lirë kur edhe zhvillon ndeshjen kundër Llapit.