Vashat e Hajvalisë, e kanë festuar titullin e parë në histori të klubit.
Edhe shiu që binte në momentin e marrjes së kupës, nuk i pengoi ato të festonin, madje, shiu vetëm sa e bëri festën edhe më të bukur.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit, skuadra e Hajvalisë mposhti Llapin me rezultat 5:0.
Vashat arritën ta bëjnë atë që dështuan ta bëjnë meshkujt e kësaj skuadre edhe pse ishin të bindur në triumf. Ata mbetën edhe jashtë Evropës.
Festën e futbollisteve, zyrtarëve të klubit dhe kryetarit, Meda, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme të përgatitur nga Tribuna Channel.