Hajvalia e ka seriozisht, ja çfarë po bëjnë

Hajvalia është duke i zhvilluar stërvitjet për stinorin pranveror.

“Lufta per t,mbijetuar eshte per burra t,vertet kerkon sakrific te madhe,un besoj fuqishum ne kta djelmosha sepse kta jan heronjet e FC Hajvalis..!”, ky është mesazhi që i ka dhënë Emin Bajrami futbollistëve të tij, të cilët edhe pse në kushte mjaft të vështira për punë po i mbushin mirë bateritë.

Bajrami i cili është rikthyer të drejtoj ekipin e parë të Hajvalisë është i bindur në suksesin e futbollistëve të tij, derisa lufta për mbijetesë do të jetë objektivi kryesor për ta, shkruan Gazetasheshi.com.

Hajvalia mbylli pjesën e parë të kampionatit në pozitën e 13 me 17 pikë të tubuar, vend që dërgon në ndeshjen e barazhit për play-aut.

Fotografia e Mehmet GashiFotografia e Mehmet GashiFotografia e Mehmet GashiFotografia e Mehmet Gashi