Hajvalia asnjëherë nuk ka fituar në Istog

Java e 19-të do të mbyllet me takimin Istogu – Hajvalia.

Këto skuadra janë përballur gjashtë herë në mes vete, ndërsa kanë bilancë të barabartë.

Istogu ka fituar dy ndeshje, ka barazuar dy herë dhe po aq herë ka fituar Hajvalia.

Në ndeshjet si vendas Istogu nuk ka humbur asnjëherë nga Hajvalia, pasi ka një fitore dhe dy barazime. /olle/

Ndeshjet direkte:

Hajvalia – Istogu 1-0 ( Superligë 2015-2016)

Istogu – Hajvalia 0-0 ( Superligë 2014-2015)

Istogu – Hajvalia 2-1 ( Superligë 2014-2015)

Hajvalia – Istogu 2-3 ( Superligë 2014-2015)

Istogu – Hajvalia 1-1 ( Liga 1 )

Hajvalia – Istogu 1-0 ( Liga 1 )