Hajrizi: Rikthimi i Pejës i rëndësishëm për basketbollin kosovar

Edicioni i ri pritet të jetë shumë interesant në basketbollin e Kosovës. Tifozët pritet të mbushin palestrat, derisa do të ketë edhe shumë derbi.

Rikthimi i Pejës në garat e elitës është një arsye dhe motiv, pse ky edicion pritet të jetë shumë interesant. Verdhezinjtë kanë bërë shumë përforcime me lojtarë vendorë dhe të huaj, në mënyrë që të kenë një paraqitje sa më të mirë në Superligë.

Njëri nga basketbollistët kryesor padyshim është Drilon Hajrizi. Ai flet për synimet e Pejës në këtë edicion dhe rëndësinë që ka rikthimi i saj në elitë.

“Padyshim se, rëndësia është shumë e madhe. Besoj se Peja do t’i jep një shije të mirë basketbollit të Kosovës dhe është mirë për basketbollin e Kosovës që është rikthyer. Do të ketë më shumë derbi dhe më shumë shikues. Realisht ne kemi filluar më vonë përgatitjet dhe do të jetë një edicion i vështirë, sepse Peja ka pushuar për një vit. Ka bërë shumë përforcime dhe ekipi duhet të komponohet. Fillimi do të jetë i vështirë. Por, mendoj se më shumë ka rëndësi si e përfundojmë se sa si e nisim. Shpresoj se do të kemi një stinor shumë të mirë në garat e elitës”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Pejës i është hequr dënimi nga FIBA dhe mund të transferojë lojtarë. Pikërisht për këtë arsye mungoi vitin e kaluar në Superligë.

Në xhiron e parë, pejanët do të jenë mysafirë të Ponte Prizrenit në përballjen që zhvillohet të dielën nga ora 17:00