Hadërgjonaj injoron Kosovën: Ishte e qartë, doja të luaja vetëm për Zvicrën!

Futbollisti kosovar, Florent Hadërgjonaj, ka konfirmuar se ka dashur të luajë vetëm për Zvicrën.

Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se vendimi i tij ishte shumë i qartë.

“Kam shumë pjesëtarë të familjes në Kosovë. Ata më kanë thirrur dhe më kanë shkruar mesazhe. Të gjithë e kanë dhënë maksimumin për të më marrë. Por ishte e qartë. Unë jam rritur në Zvicër dhe u bëra lojtar atje. Nuk ishte vendim i lehtë, por në fund ishte e qartë”, ka thënë Hadërgjonaj.

“Kam lindur në Zvicër dhe Zvicra dha çdo gjë për familjen time. Më ka ndihmuar të rritem në rrethana të mira. Për mua ishte e qartë se do të luaja për Zvicrën. Jam rritur në këtë vend dhe kisha mundësitë më të mira që të bëhem futbollist profesionist”, shtoi ai