Hadergjonaj: Gati për fanellën më të bukur në botë, gjithmonë kam dashur Kosovën!

Florent Hadergjonaj iu bashkua edhe zyrtarisht Kosovës.

Ai shkroi në Facebook se Kosova ka qenë gjithmonë dëshira e tij, ani pse fillimisht iu bashkua Zvicrës, përcjellë Gazeta Olle.

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë.

Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur.

Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë.

Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë”, shkroi ai.