Guidolin vazhdon me Swansean

Francesco Guidolin ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Premier Liga, Swansean.

Italiani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin pasi arriti t’ia siguronte mbijetesën.

Guidolin në janar nënshkroi kontratë gjysmësezonale, por pas shtatë fitoreve në 15 ndeshje duke e ngjitur klubin nga pozitat e fundit në vendin e 11-të në tabelë, ai u shpërblye me kontratë të re.

“Francesco meriton plotësisht shansin për të vazhduar me punën e mirë që ka bërë sivjet”, ka thënë pronari i klubit Huw Jenkins./koha.net