Gugash Magani befason me vendimin e fundit!

Gugash Magani ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Besës së Kavajës.

Larg objektivit për inkuadrim në Superiore, ka qenë një nga arsyet që tekniku peqinas erdhi deri te ky vendim, shkruan Gazeta Olle.

E skuadra e Besës së Kavajës nuk ka humbur shumë kohë, pasi menjëherë ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në krye të kësaj skuadre tashmë ka ardhur Ndriçim Kashami.

Lajmi është bërë zyrtare edhe nga vet klubi kavajas.

Kujtojmë, në Kosovë dy vite më parë, Gugash Magani ishte trajner i Trepçës 89, ndërsa djali i tij, Arturi, aktualisht luan te Ballkani i Suharekës.