Guardiola zbulon detajin epik për suksesin madhështor të Cityt

Manchester City nuk njeh pengsë në Premier Ligë, qytetarët kanë arkëtuar 52 pikë nga 54 të mundshmet.

Kjo ka bërë që shumë herët të konsiderohet edhe si kampion i ri duke parë se aktualisht janë 14 pikë para vendit të dytë Manchester United.

“Gjëja që admiroj më tepër te lojtarët e mi është mënyra se si vrapojmë pa top”.

“Jemi duke kaluar një periudhë të mirë, por pas tre ditësh kemi një tjetër ndeshje”, ka pohuar 46-vjeçari.

City tashmë po thyen rekorde të njëpasnjëshme, ku ditë më parë ka kaluar rekordin e viti 2002 të Arsenalit me 11 fitore rresht.