Guardiola: Gotze ndër lojtarët e preferuar

Vjen edhe një ‘nokaut’ për Juventusin. Trajneri i Bayrern Munich, Pep Guardiola, e ka frenuar largimin e Mario Gorzes drejt Juventusit.

Pep Guardiola në fakt e ka “vulosur” mos largimin e mesfushorit sulmues, duke shpjeguar pikëpamjet e tij mbi lojtarin.

“Mario është një nga lojtarët e mi më të preferuar. Ju e dini  dhe kemi biseduar në lidhje me atë shumë herë. Ai është një lojtar i madh”

“Pse nuk luajti kundër Wolfsburgut? Ajo ishte vetëm ndeshja e parë e sezonit dhe në fushë mund të hedhësh vetëm njëmbëdhjetë lojtarë”.