Guardiola flet për herë të parë për injorimin që i bëri Fabregasit (VIDEO)

Pep Guardiola ka folur për lajmin që bëri bujë të madh pas ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Chelsea.

City u mposht 1:3 nga Chelsea në ‘Etihad Stadium’, në një ndeshje me shumë tensione, ku pati edhe përleshje mes lojtarëve.

Një moment që kanë kapur mediet, ishte mos zgjatja e dorës nga Guardiola për Fabregasin, ish lojtarin e tij te Barcelona.

Për këtë refuzim, i është bërë një pyetje trajnerit spanjoll në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Celticut.