Guardiola: Fituam vetëm pjesën e parë, jo tri pikët!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u tregua mëse i përmbajtur pas fitores së jashtëzakonshme që skuadra e tij mori në fushën e Real Madridit.

Madrilenët ishin në avantazh deri në 12 minuta nga fundi i takimit, por golat e Jesus dhe De Bruyne përmbysën rezultatin.

Pas fitores, tekniku katalanas shtoi se ky ishte “thjesht hapi i parë i kualifikimit në fazën çerekfinale”, dhe “se nuk janë 3 pikë”.

Ai i bëri thirrje ekipit të shijojë këtë moment, por duhet të mendojë për ndeshjet e radhës finalen e Kupës Carabao kundër Aston Villas dhe sidomos takimin e kthimit me Realin në Angli.

“Është vetëm pjesa e parë, nuk janë 3 pikë. Nëse një ekip mund të kapërcejë këtë situatë falë eksperiencës dhe gjithçkaje, është Manchester City, por padyshim që është një rezultat i mirë”.

“Jam tepër krenar, por ëshë vetëm hapi i parë, kemi dhe një ndeshje tjetër, nuk ka mbaruar asgjë”.

“Kështu që, tregohuni të qetë dhe gëzojuni këtij momenti. Të dielën kemi finale, përqëndrohuni në kampionat dhe përgatituni për ndeshjen e dytë”, deklaroi Guardiola.