Guardiola e turpëron, Sarri nuk i zgjat as dorën

Manchester City ka shpartalluar 6:0 Chelsean dhe Maurizio Sarri nuk e ka përballuar mirë.

Gjithsesi, pas ndeshje, Sarri nuk donte t’ia shihte fytyrën homologut të tij, transmeton Gazeta Olle.

Teksa Pep Guardiola ishte nisur në drejtim të italianit pas fërshëllimës së fundit, Sarri bëri sikur nuk e pa dhe vazhdoi të shkonte drejt tunelit.

Guardiola u befasua nga reagimi i ish-trajnerit të Napolit, megjithatë ishte ndihmësi i Sarri-t, Zola, ai që ka shkuar për të përshëndetur katalanasin.