Guardiola e dëshiron Kroosin

Trajneri spanjoll Pep Guardiola i cili nga edicioni i ardhshëm do të menaxhoj skuadrën e Manchester Cityt, tashmë është duke bërë listën e transferimeve të cilat i dëshiron te ekipi anglez.

Në listën e gjatë të Guardiolas, është edhe mesfushori gjerman Toni Kroos, bëjnë të ditur mediat spanjolle. Sipas tyre Guardiola, është i gatshëm t’i jap mesfushorin Yaya Touren, Real Madridit, për të bindur këta të fundit të lirojnë Kroosin, për të kaluar në Manchester City.

Interesim për 26-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadra të tjera të mëdha evropiane në mesin e tyre edhe Manchester United. Përveç Kroosit, Guaridola, thuhet se në City, dëshrion edhe David Alaban, të cilin e ka aktualisht lojtarë të Bayern Munich.