Guardiola: Barcelona ende më e mira, Atletico ta ‘nxinë’ jetën

Pep Guardiola ka deklaruar se Barcelona vazhdon të mbetet skuadra më e mirë në botë për momentin, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ai ka folur edhe për Atletico Madridin, me të cilët përballet në gjysmëfinalen e Championsit.

“Barcelona mbetet më e mira, por në një ose dy ndeshje ndodh gjithçka, kurse Atletico gjithmonë ta komplikon jetën, jo vetëm atyre. Nëse Atletico luan mirë, gjithmonë fiton”, tha Guardiola, shkruan ‘El Mundo Deportivo’, raporton Olle.

Ai lavdëroi edhe trajnerin e Atleticos, Diego Simeone.