Grushtohet gjyqtari në Klinë!

Bokse si shpërblim për penalltinë e akorduar. Sot gjyqtari kryesor A. Halilaj, që e gjykoi ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Parë ndërmjet Dukagjinit dhe Rahovecit, është sulmuar fizikisht nga njëri prej futbollistëve vendës.

Pasi që Halilaj e akordoi një penallti për Rahovecin në minutat e fundit, futbollisti vendës me numër 22, e grushtoi dy-tri herë gjyqtarin, transmeton Gazetaolle.com.

Ndeshja u ndërpre për 10 minuta, për të rinisur pas ardhjes së trupave shtesë të Policisë së Kosovës. Rahoveci e fitoi ndeshjen me rezultat minimal, 1:0. /Gazeta Olle