Grupi me Serbinë, këngëtari i mirënjohur kosovar ka një kërkesë mahnitëse për Xherdan Shaqirin

Sot në Kremlin u hodh shorti i Botërorit ku 32 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët për fazën finale të kompetricionit.

Kombëtarja e Zvicrës u shortua në Grupin E me kundërshtarë Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën, transmeton Gazeta Blic.

Pas këtij lajmi, futbollisi shqiptar Xherdan Shaqiri i cili mbron ngjyrat e Zvicrës postoi një fotografi në rrjetin social ‘Instagram’, ku morri shumë komente pozitive, duke i uruar suksese në këtë garë.

nintchdbpict000370345380-e1512142200573

Mirëpo, ajo që i nxiti më shumë ndjekësit e Shaqirit të komentojnë, është fakti se kjo kombëtare e cila përbëhet nga shumë futbollistë shqiptarë, do të ndeshet me Serbinë.

Njëri nga komentuesit është këngëtari i njohut Capital T, ku i kërkoi futbollistit që ta shkatërrojnë ekipin serb.

shaqirixherdan