Gruaja e yllit të Series A diagnostikohet me kancer, e gjithë Italia i jep mbështetje morale

Gruaja e Radja Nainggolan, Claudia Lai Nainggolan, ka zbuluar se është duke e luftuar sëmundjen e kancerit tash e një muaj.

Në një postim emocional në Insgatram, Claudia, tregoi se e ka nisur kimioterapinë pas një muaji frike dhe ankthi.

“Që një muaj zgjodhëm në mëngjes, duke shpresuar se është thjesht një ëndërr e keqe”, shkroi ajo në Instagram.

“Në muajin e fundit, jam zgjedhur në mëngjes duke e kuptuar se po jetoj brenda një ankthi. Shpresoja se kjo ditë do të vinte sa më vonë, por kështu ka qenë e shkruar. Ditët kanë ikur, siç ka ikur lumturia ime”, shtoi ajo.

“Nga sot do ta nis një kapitull të ri në jetën time.. kimioterapinë. Iu uroj fat të gjithë atyre që po kalojnë nëpër ankthin e njëjtë. Kurrë mos e humbisni buzëqeshjen”, theksoi ajo.

Claudia dhe Radja u martuan në vitin 2011 dhe kanë një vajzë.