Greqia u kërkon falje boshnjakëve për banderolën fyese

Athinë, 14 nëntor – Federata greke e Futbollit u ka kërkuar falje qytetarëve të Bosnjës e Hercegovinës për banderolën e tifozëve grekë “Thika, telat gjemborë, Srebrenica” (“Nož, žica, Srebrenica”), të cilën e shpaluan në tribunat e staionit në Athinë të dielën, gjatë ndeshjes së dy përfaqësueseve në garën kualifikuese për Kampionatin Botëror në futboll, transmeton Koha.net.

Në kërkimfalje theksohet se Federata greke e Futbollit e dënon fuqimisht “vendosjen e papranueshme të banderolës me përmbajtje fashiste”.

Banderola në mënyrën më neveritëse fyen frymën sportive të futbollit dhe mikpritjen greke, thuhet në komunikatë.

Pritet që Federata Botërore e Futbollit të nisë procedurën disiplinore kundër Greqisë, raporton AP.