Grapci kërkon fitore

Ndeshjen e parë finale të fazës së “play-offit” Peja, shënoj fitore me rezultat të ngushtë 77:76, për fitoren e parë në këto ndeshje ndaj Sigal Prishtinës.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten në Prishtinë. Kapiteni i pejanëve Ron Grapci, për GazetaOlle.com, është shprehur optimist edhe për ndeshjen e dytë kthyese.

“Besoj se do të vazhdojmë me paraqitje edhe më të mirë në ndeshjen e dytë. Ne në Prishtinë do të udhëtojmë për fitore”, u shpreh Grapci. /olle/